Sport

Ja pse rrezikon të dënohet Manchester City nga UEFA

Pse rrezikon të dënohet Manchester City nga UEFA dhe mbi cilat fakte të publikuara në media bazohet hetimi? Zanafilla është nga publikimet e Football Leaks, platformës pirate që ka vjedhur miliona emaile dhe i ka publikuar pak nga pak ndër vite, duke demaskuar gjithë sekretet e pista të botës së futbollit.

Më poshtë po publikojmë një raport nga Mediapart, grupi mediatik që ka marrë përsipër publikimin e dosjeve të Football Leaks.

Sheiku Mansour nga Abu Dhabi, pronar i klubit, kishte mbështetur fuqimisht financiarisht klubin, duke shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë rregulloret e Fair Play Financiar. Për pasojë, City duhej të ishte përjashtuar nga Champions League.

Megjithatë, Infantino shkruante në të njëjtin e-mail: “Natyrisht, kjo duhet të mbetet mes ne të treve”. Kush është personi i tretë? Askush tjetër veçse presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Sarkozy, tifoz i famshëm i PSG-së dhe mik i Katarit, në një drekë më 23 nëntor 2010 mendohet se i bëri një ftesë miqësore presidentit të UEFA-s në atë kohë, Michel Platini, që të votonte për Katarin si vend organizator për Botërorin 2022. Megjithatë, ajo që nuk dihej deri më sot ishte se Sarkozy, në mënyrë sekrete, ndihmoi edhe rivalët e mëdhenj të Katarit, sheikët nga Abu Dhabi, për t’i shpëtuar dënimit të UEFA-s.

Dokumentet e reja, zbuluar nga Football Leaks, janë marrë dhe publikuar nga gjermania Der Spiegel, që së bashku me Mediapart ka tronditur botën e futbollit dhe ka detyruar UEFA-n të rihapë hetimet ndaj Cityt.

Çfarë bëri Sarkozy? Ish-presidenti francez ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë me familjet që drejtojnë Emiratet e Bashkuara Arabe. Jo thjesht sport, por politikë, baza ushtarake, fonde investimesh e të tjera manovra financiare, shumë të errëta.

Kur UEFA nisi hetim ndaj City-t, Al Mubarak i kërkoi ndihmë Sarkozysë, diçka e çuditshme, duke qenë se ish-presidenti nuk është as ekspert futbolli dhe as ekspert financash.

Manchester City ishte i zhytur deri në fyt, pronarët nga Abu Dhabi kishin futur në arkat e klubit 2.7 miliardë euro në 7 vite, me kontrata sponsorizimi false e manovra të tjera financiare, duke kaluar edhe sheikët e Katarit, që kishin bërë namin te PSG, duke futur 1.8 miliardë euro në arkat e klubit francez.

Pikërisht për të ndaluar gjëra të tilla, në vitin 2010 Fair Play Financiar ndaloi financimet e pronarëve multimilarderë.

Gianni Infantino i zbuloi shkeljet e Man Cityt në 2016, por vendosi të bënte marrëveshje me Cityn, pa e përfshirë fare Dhomën Hetuese të UEFA-s.

Në mars 2014 këshilltari ligjor i klubit i shkruante Cityt se duhej gjetur një marrëveshje me Dhomën Hetuese të UEFA-s, për të evituar l’uftën totale. Ndërkohë, UEFA e kishte kuptuar se kontratat e sponsorizimit me 4 kompani nga Abu Dhabi ishin thjesht mashtrim me shifra jashtë çdo logjike, përfshirë kontratën prej 78 milionë eurosh në vit me Etihad. Nga thuajse 150 milionë euro që çonin në arkat e Cityt, ato kontrata vlen e shumta 70 milionë euro.

Në maj 2014 presidenti i Dhomës Hetuese të CFCB rekomandoi që Manchester City të dënohej, duke u përjashtuar nga Champions League, por për shumë javë Gianni Infantino u mundua të bënte një marrëveshje.

Megjithatë, Dhoma Hetuese e CFCB nuk e pranoi marrëveshjen e re dhe avokati i Man Cityt, Simon Cliff, shkoi deri aty sa të k’ërcënonte me gjyq UEFA-n, Platininë dhe Infantinon, për ndërhyrje, abuzim pushteti dhe konflikt interesi.