Sport

I mrekullueshëm Milot Rashica, barazon rezultatin kundër Bayern Munichut (VIDEO)

Milot Rashica ka bënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Werder Bremenin, duke shënuar një herë dhe duke asistuar një herë tjetër për rezultatin 2:2 kundër Bayern Munichut.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, së pari asistoi për Yuto Osako dhe pastaj shënoi vetë pas një minute, duke i ndihmuar Bremenit ta barazojë rezultatin në 2:2 kundër Bayernit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, raporton Gazeta Express.

Bremeni po humbiste 0:2, por falë Rashicës tani po barazon me mundësi për të kaluar në finale.