Lajme

Historia e rëndë e 12 vjeçares shqiptare, sëmundja po i merr jetën (VIDEO)

Kur sheh Joridën 12 vjeçare, sytë e saj tregojnë jetë dhe mirësinë e një fëmije, por kur vështron trupin e saj, gjithçka ndryshon.

Jorida vuan që nga mosha 8 vjeçare nga një sëmundje e rëndë, që nëse nuk kurohet me gjasë do t’i bllokojë mushkëritë e më pas do t’i sjellë v.dekjen.

Ky është dhe tmerri me të cilin jeton kjo familje e varfër nga Ballshi i Shqipërisë. Emisioni shqiptarët për shqiptarë shkoi në këtë familje, për të dëgjuar nga afër historinë e 12 vjeçares.

Luani thotë se kanë shkuar kudo nëpër spitale prej mëse 5 vitesh, por zgjidhja e vetme mbetet operacioni. Dy prej tyre, me një kosto prej 25 mijë eurosh.

Luani, babai: Jorida vuan nga skolioza. E zbuluam sëmundjen para 5 vitesh. Nuk kemi lënë vend pa vajtur, spital pa shkuar. Rruga e shkurtër pë të shpëtuar jetën e vajzës.

Operacioni kushtonte jashtëzakonisht, 26 mijë e 500 euro. Nuk ka rrugë tjetër për ta shpëtuar vajzën. Ta them troç, ne tani jemi dhe pa bukë në shtëpi. Vetëm unë punoj dhe nuk kemi mundësi. Shumë mërzitje, shqetësim… kur e shikoj vajzën në atë gjëndje iki fshihem dhe qaj atje tutje.

Laureta, nëna e Joridës nuk di ç’të thotë. Tregon për ‘shqiptarët për shqiptarët’ se dhimbjet e vajzës janë të mëdha dhe se prej rreth 4 vitesh, e bija mban një korse. Por edhe korseja dukshëm nuk ka sjellë asnjë ngadalësim të problemit serioz që ka vjeçarja, skoliozën.