Sport

Guardiola me pagë marramendëse në kontratën e tij të re me Man City

Kohët e fundit flitej se pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit, Juventus ishin duke shpresuar që ta bindin trajnerin e Manchester Cityt ,Pep Guardiola.

Por spanjolli ua ka bërë me dije të premten e kaluar gazetarëve të pranishëm në një konferencë për shtyp që nuk do të largohet nga Manchester City të paktën edhe për disa vite.

Ndërsa tani sipas “The Sun”, Manchester City janë të gatshëm ta shpërblejnë Pep Guardiolan me rritje të pagës dhe kontratë pesë-vjeçare.

Nëse Guardiola do të pajtohet me kontratën që iu është ofruar nga drejtuesit e Manchester Cityt, atëherë ai do të fitojë rreth 100 milionë funte pasi paga e tij vjetore do të rritej nga 15 milionë në 20 milionë funte.

Spanjolli mori “frenat” e Manchester Cityt në vitin 2016 ku që atëherë ka fituar dy Premierliga.