Sport

Goli mahnitës i Pedros ndaj Salzburgut bëhet hit në internet (VIDEO)

Në një ndeshje miqësore, Chelsea e ka mposhtur Red Bull Salzburgun me rezultat 5-3.

Por të gjithë vëmendjen e mori Pedro Rodriguez, i cili e realizoi golin e katërt të Bluve.

Sulmuesi spanjoll pranoi një harkim nga Barkley dhe me thembër e dërgoi topin në portën e Salzburgut.

Ishte një moment magjik i Pedros, i cili mahniti tifozët e pranishëm në stadium, por edhe ata që kanë mundur ta shikojnë golin përmes ekraneve.