Sport

Goli i vitit shënohet në Francë në minutën e 97-të (VIDEO)

Të dielën në Francë u luajt ndeshja e kthimit play-off për një vend në Ligue 2, divizioni i dytë, me Gazelec Ajaccio që priste Le Mans dhe i duhej veç një barazim, pas triumfit 2-1 në vajtje.

Skuadra korsikane e mori me qetësi dhe dukej se po shkonte drejt objektivit final pa shumë vuajtje, por në minutën e 73-të erdhi goditja e parë, sepse Boissier shënoi për miqtë.

Gjithsesi, 1-0 nuk mjaftonte për Le Mans, që duhej të shënonte sërish. Në fund, 6 minuta shtesë dhe aty nisi drama.

Ndërsa në minutën e 97-të, në sulmin e fundit të ndeshjes, një kros në zonë shkoi te sulmuesi Soro Nanga, i cili shënoj supergol! I justifikueshëm gëzimi i sulmuesit 26-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, sepse goli i tij është që tani goli i vitit dhe e ngjiti Le Mans një kategori më lart.