Sport

Goli i shqiptarit zyrtarisht më i shpejti në histori të futbollit zviceran (VIDEO)

Ermir Lenjani po kalon nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion me fanellën e Sionit. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ditë më parë ka shënuar golin më të shpejtë në histori të futbollit zviceran.

Kamenicasi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë ndaj Luzernit vetëm pas 10 sekondave lojë. Fillimisht u mendua se Lenjani ka barazuar rekordin e Moussa Konate, por tanimë dilemat janë hequr në Zvicër.

Teleclub ka bashkuar dy videot e golave ku shihet se Lenjani ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë për 9.93 sekondave, ndërsa Konate pas 10.24 sekondave.