Sport

Goli i Shkodran Mustafit kundër Bate Borisovit (VIDEO)

Arsenali po fiton 2-0 ndaj Bate Borisov në stadiumin “Emirates”. Arsenali i Unai Emery ka gjetur edhe golin e dytë në stadiumin “Emirates” ndaj Bate Borisov, gol ky që i kualifikon në fazën tjetër të Europa League.

Ishte mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ai që shënoi për 2-0 në minutën e 40’ të ndeshjes, duke përmbysur rezultatin nga takimi i parë.

Goli i dytë i Arsenalit u shënuan nga shqiptarët, pasi ishte Granit Xhaka ai që asistoi për Mustafin.