Sport

Goli i mrekullueshëm i Aubameyang që ia siguroi fitoren Arsenalit (VIDEO)

Arsenali ka marrë pikët e plota në shtëpi kundër Aston Villas, duke triumfuar 3-2.

Heroi i “Topçinjve” edhe njëherë është sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang.

Ai shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 84-tër, që doli të ishte goli i tri pikëve.

Arsenali merr këtë fitore pas barazimeve 2-2 me Tottenhamin dhe Watfordin dhe humbjes 3-1 nga Liverpooli.