Sport

Goli i Cristiano Ronaldos kundër Sassuolos (VIDEO)

Juventusi ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Sassuolos. Cristiano Ronaldo ka dyfishuar epërsinë e Juventusit ndaj Sassuolos.

Ai realizoi për 2-0 një gol të bukur me kokë në minutën e 70’. Portugezi e festoi golin duke vënë dorën te goja, ashtu si Paulo Dybala, dhe duket të jetë në mbështetje të argjentinasit që nuk po kalon një sezon të mirë.

Festimi i Ronaldos mund të jetë edhe një mesazh për Allegrin se e do Dybalan në fushë.