Video

Goli i Bersant Celinës më i miri për muajin mars (VIDEO)

Bersant Celina është ‘shpërblyer’ nga klubi i tij Swansea për golin që i shënoi ish-klubit, Manchester Cityt.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në humbjen të cilën skuadra e tij e pësoi në rundin çerekfinal të FA Cup.

Sidoqoftë, goli i lojtarit të përfaqësuesës së Kosovës nuk ka kaluar pa u vlerësuar. Goli i tij është zgjedhur si më i miri i muajit mars, me 95 përqind të votave, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit.