Sport

Golat e fitores së Liverpoolit në minutat e fundit të ndeshjes (VIDEO)

Liverpooli e siguroi fitoren e dhjetë në Premierligë në ndeshjen e sotshme kundër Aston Villas, duke e mbajtur kështu epërsinë në kreun e tabelës së Premierligës ndaj Manchester Cityt në gjashtë pikë.

Liverpooli e dominoi plotësisht ndeshjen sa i përket rasteve të krijuara dhe posedimit të topit, mirëpo golin e fitores e gjeti Mahmoud Trezeguet i Aston Villës në minutën e 11-të të ndeshjes.

Pas kësaj, Aston Villa arriti t’i rezistojë presionit të Liverpoolit për një kohë të gjatë, mirëpo Andreë Robertson dhe Sadio Mane shënuan dy gola dramatikë në fund të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren Liverpoolit në momentet e fundit.

Ndeshja nuk kaloi pa incidente kontroverse, pasi një gol i anuluar i Roberto Firminos shkaktoi shumë pakënaqësi.