Sport

Gol i vitit vjen nga kategoria e tretë italiane (VIDEO)

Dita e mërkurë (29 maj) ishte e mbushur me gola dhe emocione, sidomos në dy ndeshje: Catania-Trapani 2-2 dhe Arezzo-Pisa 2-3. Në Sicili, sakaq, ka ardhur edhe goli i vitit. Protagonisti, kapiteni legjendar Francesco Lodi, që dikur shënonte në Serie A me goditjet e dënimit.

Teknikë e lartë në këmbët e tij, por edhe preçizion. Në “Massimino”, stadiumi i Catanias, 20 mijë të pranishmit kanë shijuar një eurogol, nga gjysma e fushës, që i ka dhënë shpresë skuadrës siciliane, që po humbiste 0-2, pasi Trapani kishte realizuar në pjesën e parë.

Lodi do të realizonte nga gjysma e fushës dhe më pas me penallti, për 2-2 final. Pas disa ditësh, ndeshja e kthimit në Trapani.