Sport

Gjuhet penalltia e mbijetesës, tifozët s’kanë zemër ta shohin (VIDEO)

Superliga e Turqisë i ka dhënë fund kampionatit me ndeshjet e luajtura më datë 26 maj. Takimi më i rëndësishëm ishte ai i Goztepes kundër Ankaragücü. Një fitore e vendasve i mbante ata në ligë, ndërsa barazimi ose humbja i rrëzonte.

Bursaspori fitoi 1-2 në fushën e Yeni Malatyasporit, prandaj duhet vetëm fitorja. Rezultati ishte mbërthyer në shifrat 1-1 dhe gjyqtari kryesor i takimit akordoi një penallti në minutën e 84′ të sfidës.

Tifozët e Goztepes nuk e përballonin dot presionin e madh, prandaj shumë prej tyre nuk mundën të shihnin penalltinë vendimtare. Ata shkuan në brendësi të stadiumit duke lënë tribunat dhe prisnin vetëm zhurmën nga spektatorët e tjerë. Emocione që t’i fal vetëm futbolli! Për fatin e mirë të tyre, gjithçka shkoi mirë dhe vendasit fituan dhe shpëtuan.