Sport

Gjithçka që duhet të dini për meçin e fundjavës, ndërmjet Tyson Fury dhe Otto Wallin

Tyson Fury kthehet në ring për të vazhduar rrugëtimin e tij dhe qëndrimin në formë drejt meçit të radhës për titullin e botës në WBC, kundër Deontay Wilder.

Ish-kampioni i peshave të rënda në kategoritë WBA, IBF dhe WBO në fundjavë do të ndeshet me suedezin e pamposhtur Otto Wallin.

Përballja zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘Gipsy King’ rikthehet në ring të shtunën, më 14 shtator 2019 me kohë të atjeshme.

Pritet që Fury të hyjë në ring rreth orës 5:00 të mëngjesit të së dielës 15 shtator me kohën tonë. Tyson Fury konsiderohet favorit për të fituar me nokaut teknik.