Sport

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani, ka nënshkruar një marrëveshje gjigante (VIDEO)

Kosovare Asllani ka marr një lajm fantastik. Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, ka nënshkruar një marrëveshje gjigante.

Asllani që luan te kombëtarja e Suedisë ka arritur marrëveshje me markën e njohur të pijeve Coca Cola.

Futbollistja shqiptare ka njoftuar përmes llogarisë së saj në Twitter se do ta prezantoj Coca Colan në reklamat e ardhshme.

Asllani do të jetë fytyra më e re e pijes së njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ende nuk dihet se për sa vite do të jetë aktive ajo marrëveshje.