Sport

Futbollistët e Kombëtares fillojnë ndërtimin e shtëpisë për familjen në nevojë (Fotot)

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës dhe stafi përcjellës kanë filluar ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë.

Ata së bashku me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” kanë vizituar familjen që do t’i dhurojnë shtëpinë.

Kapiteni Samir Ujkani, Milot Rashica dhe Mergim Vojvoda së bashku me zv-trajnerin Muharrem Saitin dhe humanistin Halil Kastrati ishin mysafirë te shtëpia e rrënuar e tyre dhe ua dhanë lajmin e gëzueshëm.