Sport

Formacioni i mundshëm i Mourinhos si trajner i Arsenalit – Tri transferime

Jose Mourinho mund të emërohet trajner i Arsenalit si pasues i spanjollit Unai Emery.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për një lëkundje të karriges së Emeryt te Arsenali shkaku i rezultateve jo të mira në fillim të sezonit.

Emri më i përfolur për ta pasuar spanjollin në pozitën e trajnerit është portugezi Mourinho.

Mediumi i njohur anglez The Sun tashmë ka publikuar edhe një formacion të mundshëm se si “Special One” do të mund të luante te Topçinjtë.

Në rast emërimi në krye të ekipit nga Emirates, Mourinho do t’i kryente tri transferime të reja, dy në mesfushë dhe një në mbrojtje.

Në mbrojtje synimi do të ishte Toby Alderweireld i Tottenhamit, ndërsa në mesfushë Bruno Fernandes i Sporting Lisbonës dhe Decan Rice i West Hamit.

Në formacionin e mundshëm nuk do të kishte vend për kapitenin shqiptar, Granit Xhaka, i cili javën e fundit pati një incident të madh me tifozët.