Sport

Fjalimi motivues i Guardiolas inspiroi lojtarët e Cityt që ta mposhtin Southamptonin (VIDEO)

Pep Guardiola është njëri ndër trajnerët më të mirë në histori të futbollit.

Nën urdhrat e tij, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City, kanë fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm, derisa konsiderohet si një gjeni për taktikat e tij në futboll.

Guardiola tashmë njihet si një trajner që i motivon shumë lojtarët e tij me fjalime dhe një i tillë ndodhi edhe në sfidën që Citizens e fituan me shumë mund ndaj Southamptonin me rezultat 2-1.

“Qëndroni së bashku deri në fund. Jeni pozitiv në mendjet tuaja. Rrjedhshmëri të vazhdueshme me topin. Lejoni lojtarët përpara ta fitojnë ndeshjen. Mos pasoni vetëm që të pasoni.

Qëndroni pozitiv djem. Ndeshja ka të bëjë me mentalitet, mos u thyeni, qëndroni së bashku”, ishin fjalët e spanjollit për lojtarët e tij.

Manchester City e fitoi ndeshjen ndaj Southamptonit duke e përmbysu rezultatin me golat e Sergio Agueros dhe Kyle Walker.

Citizens aktualisht janë gjashtë pikë larg Liverpolit që është lider, ndërsa në këtë fundjavë do të përballen mes vete në ‘Anfield Road’.