Sport

Finalja që askush nuk po shkon ta shikojë – Arsenali dhe Chelsea, kjo është arsyeja

Arsenali dhe Chelsea janë duke u munduar që ta bëjnë të pamundurën për t’i shitur bileta për finalen e Ligës së Evropës që mbahet më 29.

Dy klubet e Londrës do të luajnë në Baku të Azerbajxhanit më 29 maj në Stadiumin Olimpik, i cili ka një kapacitet prej 68,700.

Edhe pse klubeve iu kanë takuar vetëm nga 6,000 bileta, tifozët e Chelseat dhe Arsenalit, nuk duken entuziastë që t’i blejnë.

Kjo pasi një pjesë e madhe e tifozëve janë të zhgënjyer me vendndodhjen e finalen dhe kanë vendosur të mungojnë.

Sipas komentuesve anglezë, më lehtë është të arrish në një planet tjetër se sa në Baku, ku kosto është shumë lartë.

Sipas Evening Standard, tifozët e Arsenalit kanë blerë rreth gjysmën e 6000 biletave të tyre, ndërsa ata të Chelseat kanë marr shumë më pak.

Sipas një burimi vetëm 600 bileta janë blerë nga mbajtësit e biletave të sezonit të Chelseat. Klubi ua ka mundësuar anëtarët të tjerë që janë në gjendje të blejnë bileta.

Shumë kush e ka akuzuar UEFA-n që e ka caktuar Azerbajxhanin si vend për tu zhvilluar finalja e garës së dytë më të madhe në Evropë.