Sport

Emocione në Allianz Arena, Bayern Munich jep shembull si përcillen legjendat (VIDEO)

Ndeshja e fundit e kampionatit për Bayernin, ndeshja e fundit në Allianz Arena për tre nga yjet dhe senatorët e ekipit bavarez, sepse sot ka qenë dita e përshëndetjes me tifozët për mbrojtësin Rafinha dhe sulmuesit Ribery e Robben.

Rafinha po mbyll sezonin e tetë me Bayernin, duke fituar Champions League dhe 7 kampionate (duke llogaritur edhe të sotmin).

Për Robben sezonet në Mynih janë 10, ndërsa për Ribery janë plot 12. Natyrisht trofe pa fund, në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Për të tre para ndeshjes kundër Frankfurtit u zhvillua një ceremoni e bukur, ku drejtuesit e lartë të Bayernit zbritën në fushë për t’i takuar. Gjithë stadiumi në këmbë, një epokë merr fund te Bayerni.