Lajme

Elvis Naçi e bën me shtëpi të re, shqiptarin që iu dogj shtëpia (Foto)

Populli shqiptar gjithnjë ka treguar se është i bashkuar atëherë kur duhet, veçmas kur bëhet fjalë tek humanizmi.

Kufijtë asnjëherë nuk kanë ndarë kosovarët dhe shqiptarët, madje ata kanë bashkuar zemrat dhe kilometrat për të qenë sa më të bashkuar.

Është humanisti dhe hoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi ai që përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook ka dhënë një lajm mjaftë të mirë.

Naçi ka njoftuar se shqiptarët kanë bashkuar forcat, duke i ndërtuar shtëpinë një qytetari të Kosovës, pasi ai kishte mbetur pa kulm mbi kokë.

“Ju sjell nje lajm te mrekullueshem nga Kosova, nje vllai Shqiptar ne Kosove ju dogj Shtepia dhe kuptohet deshperimi dhe merzia e tij, por ne bashke me Shqiptaret ja ndertuam Shtepine te re dhe me te bukur. Zoti ju shperblefte dhe begatofte te gjitheve Familjarishte!”, ka shkruar humanisti shqiptar.