Sport

Ekipi i xhudos arrin në Tokio – synohen medaljet në kampionatin botëror

Kombëtarja e Kosovës në xhudo ka arritur në Tokio të Japonisë, aty ku këtë muaj do të mbahet kampionati botëror në xhudo.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbulojë shpenzimet e ekipit të xhudos, teksa kanë mbetur disa ditë para fillimit të botërorit.

Ekipi i Kosovës në xhudo ka arritur gjatë ditës së djeshme në Tokio të Japonisë, ku prej 25 gusht – 1 shtator 2019, do të mbahet kampionati botëror.

Ekipi i prirë nga trajneri kampion Olimpik, Driton Kuka, ka udhëtuar më herët, pasi për gati një javë do të kryejnë përgatitje para botërorit, me mbështetje nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Të pesë xhudistët janë bursistë Olimpik dhe me sukses po e ndjekin normën Olimpike Tokio 2020.