Sport

E pabesueshme se sa larg e hedh topin me dorë ky portier (VIDEO)

Njihuni me Alireza Beiranvand, portieri që ka çmendur tifozët e futbollit në rrjete sociale me topin e hedhur me një saktësi për t’u pasur zili.

Portieri iranian ka pushtuar faqet e para të sajteve pas barazimit 0-0 të vendit të tij ndaj Irakut ditën e mërkurë në Kupën e Azisë.

Megjithatë nuk ishte për reflekset e tij, apo një sërë pritjesh që i mohuan golin kundërshtarit, ishte për hedhjen e topit me dorë në një distancë 70 metra.

Përdoruesit e rrjeteve sociale po e quajnë një hedhje rekord të portierit që i priti penalltinë Cristiano Ronaldo-s në Kupën e Botës verën e kaluar.