Sport

E pabesueshme: Lojtarët e festojnë golin “fantazmë”, por e pësojnë keq (VIDEO)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në elitën e futbollit kroat, në ndeshjen mes Hajdukut të Splitit dhe Slaven Belupos.

Vendësit ishin duke udhëhequr 1:0 kur kundërshtarët patën një mundësi të artë për të gjetur barazimin, por topi u ndal nga shtylla.

Në pamjet e kapura nga kamerat, duket se topi është përplasur në rrjetë, por nuk ishte kështu.

Iluzioni i golit është krijuar edhe për disa nga lojtarët e Slaven Belupos, të cilët nisën të festonin, së bashku me portierin, i cili donte ta ndante gëzimin e golit “fantazmë” me lojtarët në bankinë.

Lojtarët e Hajdukut përfituan nga situata dhe vulosën rezultatin në 2:0, duke shënuar me portën e zbrazët.