Lajme

E dhimbshme: 22-vjeçarja shkon e veshur si nuse në varrin e të fejuarit (Foto)

Një studente 22-vjeçare ka shkuar e veshur nuse në varrin e të fejuarit të saj të ndjerë, dy javë pasi atë e v’ranë.
Kjo ishte dita kur studentja amerikane, Sara Baluch, dhe i fejuari i saj, Mohammad Sharifi, do të martoheshin.

Raportohet se 24-vjeçarin e v’rau një burrë të cilit ai po i shiste një Xbox. Kjo fundjavë supozohej të ishte më e lumtura për Sarën por, në vend të kësaj ajo veshi fustanin e bardhë për të vizituar të fejuarin e ndjerë.

Ndërkohë që qante në vendin kur prehej i riu ajo dëgjohej të thoshte:

Duhej të ishim bashkë. Më vjen keq, Mohammed. Me vjen shume keq. Me vjen shume keq. Ne ishim kaq të lumtur. Dua të jem me të. Pse duhet të pres?.