Sport

Dortmundi dhe Liverpooli 3-2 (Golat dhe rastet ) VIDEO

Përgatitjet parasezonale të Liverpoolit morën goditjen e parë në ndeshjen e tretë të turneut parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që skuadra e Jurgen Kloppit pësoi disfatë me rezultat 3:2 kundër Dortmundit.

Në kushte të vështira në stadiumin “Notre Dame” në Indiana, kampioni evropian u përball me nënkampion gjerman në atë që trajneri Jurgen Klopp e përshkroi si “testin e parë të vërtetë” në turneun parasezonal.

Në mungesë të Roberto Firminos, Alissonit, Mohamed Salahut dhe Sadio Manes – për shkak të Kupës së Amerikës dhe Kupës së Kombeve të Afrikës – Liverpooli pësoi golin e parë qysh pas tre minutave lojë.