Sport

Dortmund trondit Bundesligën, prezanton blerjen e tretë në 24 orë!

Borussia Dortmund e ka nisur fuqishëm merkaton e verës duke afruar tre lojtarë në harkun e 24 orëve.

Fillimisht firmon me Nico Schul, ndërsa sot paradite u zyrtarizua firma me Thorgna Hazard. Në orët e pasdites ka ardhur edhe prezantimi i Julian Brandt, blerja e të cilit ishte lajmëruar që paradite.

Sulmuesi i majtë i ardhur nga Bayern Leverkusen ka kushtuar 25 milionë euro dhe ka firmosur deri në vitin 2024.

Brandt u transferua te Leverkusen në janar 2014, për më pak se 400.000 euro nga Ëolfsburg, ndërsa që atëherë është bërë kampion Europe me Gjermaninë U21, ka shkëlqyer çdo sezon në Bundesligë dhe është bërë pjesë e kombëtares së Joachim Low.

Me 9 gola e 11 asiste në sezonin e sapombyllur, 23-vjeçari ndiqej nga shumë klube, por ka zgjedhur Dortmundin, që do të paguajë 25 milionë euro, aq sa parashikon klauzola e prishjes së kontratës. Një shifër e shkëlqyer për Leverkusen, por gjithashtu një goditje tjetër fantastike për Dortmundin, që ka premtuar se do ta rritë edhe më shumë nivelin, për të kërcënuar Bayernin.