Sport

Derbi më i madh anglez më i pabarabartë se kurrë

Manchester United synon që të dielën në tempullin mitik “Old Trafford” të rikthej dinjitetshëm klasin e derbit më të fort anglez ndaj liderit aktual të Premier League, Liverpoolit.

“The Reds” udhëton për në Old Trafford me pikë të plota nga 8 takimet e para që ka zhvilluar.

Në krahun tjetër, te Manchester United, mbizotëron ankth i vërtetë, pasi që kanë arritur vetem 9 pikë.

Më të pa barabartë e bënë fakti se United-it i mungojnë dy lojtarët kryesor, De Gea dhe Paul Pogba, për shkak të lëndimeve ndërsa Liverpooli nuk duket të ketë mungesa të 11-shes startuese.

Madje “Redsave” do t’iu rikthehet edhe portieri i parë, Alisson Becker.