Sport

De Ligt shënon autogol në debutimin e tij si titullar për Juventusin (VIDEO)

Interi ka kaluar në epërsi kundër Juventusit, në një ndeshje të Internacional Champions Cup, që po zhvillohet momentalisht në Kinë.

Interi kaloi në epërsi falë autogolit të Matthijs De Ligt, i cili shënoi në portën e vet pas 10 minutave lojë.

De Ligt ka debutuar sot si titullar për Juventusin, pas transferimit javën e kaluar nga Ajaxi për 85.5 milionë euro.