Sport

Cristiano Ronaldo shënon golin e 700-të në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka realizuar golin e 700-të në karrierë.

Kapiteni i Portugalisë realizoi në ndeshjen ndaj Ukrainës, e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”.

Ai shënoi në minutën e 72-të nga penaltia për të ngushtuar rezultatin në 2 me 1. Ky ishte goli i 95-të i tij për Portugalinë.