Sport

Cristiano Ronaldo e kalon në epërsi Juventusin kundër Veronas (VIDEO)

Juventusi ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Hellas Veronas, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Allianz”, në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri të Serisë A.

Në minutën e 49-të të ndeshjes, Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e penalltisë për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes.