Sport

Coutinho shënon golin e parë për Bayernin (VIDEO)

Bayern Munichu ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Kolnit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Allianz Arena”, në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri të Bundesligës.

Në minutën e 63-të ndeshjes, Philippe Coutino u tregua i saktë nga pika e penalltisë, të cilën e fitoi veten, duke e shënuar kështu golin e parë për skuadrën në të cilën është i huazuar këtë sezon.