Sport

Çdo ndodhë me kupën, ku duhet të jetë, në Brighton apo në Liverpool?

Manchester City dhe Liverpool luajnë 90 minutat e fundit për këtë sezon, “Citizens” udhëheqin në Premier League me 95 pikë, ndërsa “Reds” ndjek me një pikë më pak.

Teksa City do të luajë në transfertë ndaj Brighton, Liverpool pret në shtëpi Wolves.

Për organizatorët është kthyer në ferr një ecuri e tillë deri në javën e fundit. Çdo ndodhë me kupën, ku duhet të jetë, në Brighton apo në Liverpool?

Në rastet e mëparshme zgjidhja ka qenë transportimi me helikopter, por gjithmonë nëse City do e luante në shtëpi ndeshjen e fundit dhe mjeti fluturues do të qëndronte në mes Manchesterit dhe Liverpoolit, për të pritur skuadrën fituese dhe për të zbritur në fushë me trofeun, ashtu siç ndodhi pak dekada më parë, kur Rangers i mori trofeun Celtic në ndeshjen e fundit.

Gjithsesi Brighton është shumë larg nga Liverpool dhe opsioni i helikopterit është hedhur poshtë.

“Times” shpjegon se nëse mrekullia për Liverpool ndodh dhe ata shpallen kampionë, kapiteni Henderson do të ngrejë lart një kupë kopje të asaj origjinale. Ndërkohë që në “Amex Stadium” do të jetë kupa origjinale, që skuadra e Pep Guardiola do të ketë shansin të ngrejë lart nëse e fitojnë ndeshjen e tyre të fundit.