Lajme

Britania e Madhe – Serbisë: Si ka mundësi që nuk kërkoni falje për k’rimet e luftës

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce ka bërë për pesë pare Serbinë gjatë fjalimit në të cilin ia përmendi edhe k’rimet e luftës. Ajo pyeti se si ka mundësi që Serbia të flas për të kaluarën pa kërkuar falje për k’rimet e luftës.

“Kam qenë në Kosovë dhe kam qenë edhe në Veri. Ka tensione ende në komunitete dhe komunitetet nuk e kanë trajtuar gjithmonë njëri tjetrin me miqësi e respekt. Por më vjen keq që dëgjova sot nga njëri prej folësve  që do të thotë në mosnjohjen e ngjarjeve që na quan neve te Rezoluta 1244, praninë e UNMIK-ut në Kosovë.

Asnjë keqardhja, asnjë pranim të fajësi dhe k’rime të luftës që janë bërë në terren dhe k’rimet që janë përcaktuar dhe përkufizuar nga Tribunali ndërkombëtarë që u themelua nga ky këshill”, tha ajo.

Britania po ashtu e vlerësojë lartë rolin e Krijimit të Ekipit për Dialogun që krijon uniteti politik prë Kosovën dhe garanci për përkushtimin për dialog.