Sport

Benjamin Kololli shumë pranë kalimit në Angli

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli është shumë pranë akordit me ekipin nga Championship, Sheffield Wednesday.

Sheffield Wed, që këtë sezon përfundoi në pozitën e 12, ka një plan që sezonin e ardhshëm të kërkojë promovimin në Premierligë andaj transferimet e mëdha janë të pashmangshme.

Njëri nga objektivat kryesor të klubit mbetet lojtari i Zurich, Benjamin Kololli, i cili është i parapëlqyer i trajnerit Steve Bruce.

27-vjeçari ka pasur një sezon spektakular me Zurichun duke shënuar 14 gola në të gjitha kompeticionet dhe duke ndihmuar me gjashtë asiste, duke i siguruar ekipit të tij mbetjen në elitën zvicerane edhe për një sezon.

Sipas Football Insider, drejtuesit e Sheffield Wednesday ka mbetur të mahnitur me paraqitjen e Kolollit dhe thuhet se akordi është shumë pranë.

Një lojtar me aftësi fantastike teknike ka vlerë rreth 2.5 milionë funte sipas faqes e cila tregon vlerën e lojtarët Transfermarkt, andaj transferimi duket mëse i realizueshëm.