Sport

Barcelona dhe Vilarreali – Drejtpërdrejt (LIVE)

Barcelona e pret sonte Villarrealin në Camp Nou e vetëdijshme për presionin e madh me të cilin përballet për të korrur rezultate pozitive, me Lionel Messin titullar për herë të parë këtë sezon.

Trajneri Ernesto Valverde rrezikon ta humbë punën pasi skuadra e tij katalonase i ka fituar vetëm shtatë pikë në pesë ndeshjet e para në sezonin e ri 2019/20 të ligës elitare spanjolle, raporton Gazeta Express.

Barça e Valverdes vjen nga një humbje turpëruese 2:0 kundër Granadës në fundjavë dhe me vetëm dy fitore deri tani këtë sezon.

Villarreal, ndërkohë, vjen në formë të mirë pas dy fitoreve radhazi kundër Leganes dhe Valladolidit dhe e renditur më lart se Barcelona në tabelë.

Por, Barça do të mundë të llogarisë në superyllin dhe kapitenin e skuadrës, Leo Messin, i cili është titullar për herë të parë këtë sezon pas një lëndimi të gjatë.

Messi i ka bërë vetëm dy paraqitje, të dyja si zëvendësues në javën e fundit, pas rikthimit nga lëndimi.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen HD