Sport

Barcelona Dhe Sevilla – Drejtpërdrejt (LIVE)

Në Camp Nou, Barcelona dhe Sevilla zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Andaluzianët fituan me rezultat 2-0 në përballjen e parë Ramon Sanchez-Pizjuan dhe janë në pozitë të mirë për ndeshjen kthyese.

Blaugranët duhet të mos pranojnë gol dhe të përpiqen të shënojnë sa më shumë gola, në mënyrë që të kualifikohen në gjysmëfinale.

Fitorja prej 3-0 apo çfarëdo fitore tjetër me tre gola epërsi e kualifikon Barcelonën tutje, ndërkohë që Sevilla kualifikohet edhe me barazim, apo me humbje me më pak se dy gola nëse arrin të shënojë.