Sport

Asisti fantastik i Bersant Celinës, në fitoren e Swansea Cityt (VIDEO)

Ylli i ekipi kombëtar të Kosovës, Bersant Celina, e asistoi një gol në fitoren e Swansea Cityt me rezultat 2:1 si mysafir ndaj Wigan Athleticut.

Celina ishte vendimtar me pasimin e tij për Nathan Dyer për ta zhbllokuar rezultatin e ndeshjes në minutën e 12-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 90+1-të nga Jay Fulton, pasi që trajneri Paul Cook tentoi të humbasë kohë.

23-vjeçari kosovar është në rrugë të duhur për ta siguruar promovimin në sezonin vijues të Premierligës nga Championshipi, niveli i dytë i futbollit në Angli, përkunër që është ende herët në sezon.

Ata tani radhiten në pozitën e dytë në tabelën e Championshipit, me 28 pikë, baras me liderin Leeds, nga 15 ndeshjet e para të këtij sezoni – tetë fitore, katër barazime dhe tri disfata.