Sport

AS ROMA dhe AC MILAN: Në këto momente të vështira jemi me popullin shqiptar

Lajmi për tragjedinë e fundit në Shqipëri ka marrë përmasa botërore.

Së paku 15 persona kanë humbur jetën, pas tërmetit me fuqi 6.4 shkallë të Rihterit që ndodhi sot në ora 03:53 , njofton Klan Kosova.

Klubi i parë me famë botërore që ka reaguar ka qenë AC Milan.

”Në këtë kohë tragjike, mendimet tona janë me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, që u goditët nga tërmeti katastrofik. Qëndroni të fortë”.

Pas AC Milan edhe klubi tjetër italian AS Roma është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

“Në këto orë të vështira AS Roma është afër popullit shqiptar”.

Tërmeti prej një magnitude prej 6.4 ballë të rihterit ka shkaktuar 18 viktima në mesin e tyre ka edhe nga Kosova dhe janë mbi 600 të plagosur.

Gjatë ditës ka pasur 42 lëkundje në Shqipëri.