Sport

Arsenali dhe Bournemouth 5-1 (Golat dhe Rastet) VIDEO

Arsenali e ka shkatërruar Bournemouthin 5:1 të mërkurën në Emirates, duke e mbajtur pozitën e kaltër në Premierligë. Në një ndeshje ku Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk u paraqiten për skuadrën e Unai Emery, Arsenali siguroi tri pikë tjera të rëndësishme në garë për ta siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Mesut Ozil i kaloi Topcinjtë në epërsi pas vetëm katër minutave lojë, para se Henrikh Mkhitaryan ta dyfishonte epërsinë në minutën e 27-të.

Për mysafirët, golin e vetëm e shënoi Lys Mousset në minutën e 30-të. Laurent Koscienly, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Aleksandre LAcazzete shënuan nga një herë në pjesë e dytë për fitoren bindëse të Arsenalit.

Tani, Arsenali grumbullon 56 pikë në vendin e katërt, një më shumë se Manchester Unitedi në vendin e pestë dhe katër më pak se Tottenhami në vendin e tretë.