Sport

Arrihet marrëveshja, Fury kthehet në ring më 14 shtator

Tyson Fury dhe Otto Wallin kanë arritur marrëveshjen për t’u ndeshur 14 shtatorin e ardhshëm.

Lajmi është dhënë nga zëvendëspresidenti i “Top Rank”, Carl Moretti.

Ndeshja do të zhvillohet në “MGM” të Las Vegas-it. “Top Rank” ka marrë në konsideratë edhe emra të tjerë si rivalë të mundshëm për Fury, mes të cilëve Johann Duhaupas dhe Junior Fra, por në fund është zgjedhur Wallin për atë që do të jetë ndeshja e kthimit në ring të Fury-t pas sfidës së 15 qershorit të fituar me “KO” në raundin e dytë kundër Tom Schwarz, i pamposhtur në atë kohë.

“Mendoj se është një gjë e mirë që Fury kërkon të ndeshet kaq shpejt për të
qëndruar aktiv”, ka thënë Moretti.

“Nuk është një gjë e zakonshme në këto kohë”. Një fitore do t’i hapte rrugën përballjes së dytë të Fury me kampionin e botës në fuqi të peshave të rënda, Deontay Wilder.

Një sfidë që do të zhvillohej në 2020-ën.