Sport

Arbër Zeneli s’di të ndalet, shënon përsëri për ekipin e tij Reims (VIDEO)

Arbër Zeneli ka shënuar përsëri për klubin e tij, Stade de Reims, në ndeshjen kundër Dijonit, në kuadër të xhiros së 28-të të Ligue 1.

Kosovari shënoi në minutën e nëntë të ndeshjes, duke e kaluar në epërsi me rezultat 1:0 skuadrën e tij. Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë, rezultati u barazua, pasi që Naim Sliti shënoi për klubin vendas, nga pika e penalltisë.