Sport

Arbër Zeneli në formacionin më të mirë të javës në Evropë bashke me Messin e Mbappe (Foto)

Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Evropë “GazetaDelloSport” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës në Evropë nga top 5 ligat evropiane (La Liga, Ligue 1, Bundesliga, Premierliga dhe Serie A).

Për shkak të paraqitjes fantastike, “GazetaDelloSport” e përfshirë në 11-shen e javës edhe Zenelin, aty ku janë edhe yje si, Leo Messi i Barcelonës e Kylian Mbappe i Paris Saint Germainit.

Në ndeshjen e parë si titullar me klubin e ri Reims, Zeneli ka gjetur golin, të parin personal në Ligue 1, që pas transferimit nga Heerenveen, derisa ka asistuar njëherë.

Fillimisht, Zeneli asistoi për Oudin, i cili shënoi golin e barazimit (1-1). Ndërsa më pas talenti i Kosovës shënoi personalisht për rezultatin 2-1 nga pika e bardhë me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47’, teksa në fund ekipi i tij triumfoi 4-2.