Sport

Albin Kurtit i dhurohet fanella e Kosovës (Video)

Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit i është bërë një surprizë derisa po zhvillohej “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se dëshiron ta sheh Kurtin me 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” kur Kosova do të përballet me Malin e Zi madje duke i dhuruar edhe një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës me emrin e Rashicës.

“Shpresoj se do ta mbani me nderë fanellën e Kombëtares së Kosovës, edhe pse ju nuk e quani Kombëtare”.

Kurti e ka pranuar fanellën duke falënderuar Mushkolajn, pa treguar nëse do të jetë në stadium me 14 tetor.

“Ju e dini se kemi një festë tjetër të madhe me 6 tetor”, ka thënë Kurti duke qeshur.