Sport

Alban Ajeti shënon gol të bukur në Champions League (VIDEO)

Sulmuesi i Baselit, Alban Ajeti, i cili edhe mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës ka shënuar një gol të bukur në Ligën e Kampionëve sot pas një kundërsulmi klasik kundër PSV sonte

Alban Ajeti ka treguar vlerat e tij sonte ku ka shënuar një gol të bukur kundër PSV Eindhoven.

Sulmuesi kosovar, por që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës mori një top të bukur, pothuajse nga mbrojtja nga mesfushori ofensivë Zuffi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Kjo është ndeshja e parë e Baselit në Ligën e Kampionëve që e zhvillon kundër nënkampionit të Holandës, PSV Eindhoven.