Sport

Ajax gjen zëvëndësuesin e De Jong, është shqiptari që luan në Bundesligë (Foto)

Mesfushori i Bayern Munchen, Meritan Shabani nuk do ta vazhdojë aventurën në ‘Allianz Arena’.

E përditshmja gjermane Bild raporton se Shabani ka gjetur akordin me holandezët e Ajax Amsterdam.

Ajaxi dëshiron transferimin e 19 vjeçarit në merkatov e verës, që shihet si zëvëndësuesi i De Jong. Bavarezët mund ta konsiderojnë shitjen e talentit për shkak të konkurencës në repartin e mesfushës.

Ish-kampioni i Eredivisie njihet për prodhimin e talentëve dhe ndoshta për Shabanin do të ishte një hap i madh në karrierën e tij transferimi atje.

Kujtojmë se Meritan Shabani mbron ngjyrat e kombëtares së Gjermanisë aktualisht.