Sport

10 ndeshje larg titullit, ky është kalendari i Liverpoolit dhe Manchester City (Foto)

Liverpooli dhe Manchester City do të luftojnë deri në ndeshjen e fundit për titullin e Premierligës. Reds janë një pikë para Cityt dhe kanë nga 10 ndeshje deri në fund, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu të dy skuadrat në kalendarë kanë nga dy skuadra që janë në Top 6 të tabelës. Jurgen Klopp pret në shtëpi Tottenhamin dhe Chelsean derisa Guardiola pret Tottenhamin dhe është mysafir i Manchester United.

Kur kanë mbetur edhe 30 pikë në lojë, gabimi më i vogël i secilës mund t’ia rrëmbej titullin.